‘5 miliardë dollarë’/ Izraeli plan për rindërtimin e komuniteteve pranë kufirit të Gazës

Teksa lufta vijon të zhvillohet, Izraeli ka miratuar një plan prej 5 miliardë Dollarësh për rindërtimin dhe forcimin e komuniteteve pranë kufirit të Izraelit me Gazën.


Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se Izraeli do të investojë fondet në strehim, infrastrukturë, arsim, punësim, shëndetësi si dhe fusha të tjera, raporton Sky News.

“Terroristët e Hamasit donin të na çrrënjosin, por ne do t’i çrrënjosim dhe do t’i thellojmë rrënjët tona.

Ne do të ndërtojmë tokën e Izraelit dhe do ta mbrojmë vendin tonë”, tha Netanyahu në një deklaratë.

Ndërkohë zyra e kryeministrit tha se komunitetet lokale do të punojnë me ministritë e qeverisë dhe së bashku me sektorin e biznesit dhe filantropinë, për ta bërë rajonin të jetë një “zonë jetike, e lulëzuar dhe tërheqëse”.