Zjarr në një objekt me inkubatorë për zogj në Kamnjan të Tetovës

           Sot (25-mars) në ora 03:50 në SPB-Tetovë është raportuar se është përhapur zjarr në një objekt (kasolle) me inkubatorë për zogj në Kamnjan të Tetovës, në pronësi të 32-vjeçarit S.R. nga ky fshat. Nuk ka patur persona të lënduar dhe sipas raportit, nga zjarri kanë ngordhur rreth 4000 zogj. Me ndërhyrjen e Njësitit Territorial të Zjarrfikjes së Tetovës, zjarri është lokalizuar plotësisht. Inspektimi në vendin e ngjarjes do të kryhet gjatë ditës. TS