Zelensky rendit vendet që Putin do të synojë pas Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka renditur vendet që beson se Rusia do të synojë nëse ia del me qëllimet e saj në Ukrainë.


Zelensky ka thënë se Vladimir Putin do t’i drejtohet Kazakistanit, më pastaj do të shkojë në shtetet baltike, Poloni dhe Gjermani.

“Për të, ne jemi një satelit i Federatës Ruse”, tha ai për CBS, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

“Për momentin, jemi ne, pastaj Kazakistani, pastaj shtetet baltike, pastaj Polonia, pastaj Gjermania. Të paktën gjysma e Gjermanisë”.

Kazakistani, ashtu si shtetet baltike, ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik, përpara rënies së tij në 1991.

Polonia ishte nën kontrollin efektiv të sovjetikëve si një shtet satelit, siç ishte gjysma lindore e Gjermanisë – e njohur atëherë si Republika Demokratike Gjermane – deri në ribashkim në 1991.

Zelenskyy paralajmëroi gjithashtu se SHBA, si një anëtare e NATO-s, nuk është imune nga konflikti.