Vrasësi i djalit tim, nga burgu ma ka kërcënuar djalin e madh – Flet nëna e Elvis Mekajt (VIDEO)

Më 20 janar të vitit 2022 u privua nga jeta Elvis Mekaj. Gjykata Themelore e Pejës mori vendim për caktimin e masës prej 10 vitesh burg për Kushtrim Selimajn, i dyshuar në lidhje me këtë vepër.


Në lidhje me këtë ka folur nëna e Elvis Mekajt, Sevdije Mekaj, e cila e ftuar në Kosova Today ka dhënë rrëfimin për vrasjen e birit të saj.

Ajo ka thënë se rishtazi, i dyshuari e ka kërcënuar edhe djalin e saj të madh nga burgu.

“Pasi na ka ndodhur rasti e krejt, e ka kërcënuar tash djalin e madh prej burgut me telefon celular”, u shpreh Sevdije Mekaj.

“Po këto ditë, kur e kemi parë që gjyqin e fundit me datën 23, që ia kanë caktuar dënimin një ditë a dytë më parë, djalin e madh e ka kërcënuar në Instagram. Tash ka celular në burg, dua ta dijë se kush po e ndihmon. Ai i ka shkruar djalit me emër”, u shpreh nëna e Elvisit.