Në stadiumin e Komunës së Tearcës ku luan ndeshjet klubi Vëllazërimi si lider i Ligës Komunale, të dielën në orën 11, do të zhvillojë derbin me skuadrën e Vardarit nga Bërvenica informon Tetovasot.


Të përzgjedhurit e Sejdi Idrizit dhe Zemri Idrizit do të kenë një përballje të vështirë sepse bëhet fjalë gjithashtu për një skuadër cilësore që ndodhet në kreun e tabelës me synim të ngjitet në një kategori më lartë .
Trenerët e Vëllazërimit thanë se skuadra është e përgatitur maksimalisht për këtë përballje në ndërkohë që kanë treguar shumë vlera në pjesën e përgatitjeve dhe përballjeve miqësore.
Edhe kryetari i Klubit Nazim Limani shprehet se synimet e klubit tashmë janë të qarta dhe shpreson se si lider i ligës të vazhdojë me të njëjtin përkushtim edhe në pjesën e dytë të sezonit.
Të njëjtin vlerësim ka edhe njëri ndër lojtarët kryesorë të sulmit dhe kapiten i skuadrës Bajram Memedi.Ai shprehet se skuadra është në rrugë të mbarë për të arritur synimin kryesorë, ngjitjen në Ligën e Tretë.Tetovasot.