Vazhdon ndërtimi i qarkores së Tetovës, Rustemi: Projekti realizohet pa pengesa, punimet do të përfundojnë vitin e ardhshëm

Ndërtimi i qarkores së Tetovës po zhvillohet sipas dinamikës së paraparë dhe pa pengesa. Ky projekt duhet të përfundojë në muajin maj të vitit të ardhshëm dhe parashihet ndërtimi i 5.4 km rrugë, rrugë që dukshëm do të lehtësoj qarkullimin e banorëve të Tetovës dhe vendbanimeve përreth. Zhvillimin e punimeve gjatë ditës së sotme i ka inspektuar drejtori i Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi,
“Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi, ka inspektuar punimet për ndërtimin e qarkores së Tetovës, përkatësisht të aksit rrugor Trebosh deri në Neproshten.
Bëhet fjalë për një investim prej 12 milionë euro, mjete të siguruara nga buxheti i Ndërmarrjes Publike. Ky projekt parasheh ndërtimin e 5.4 kilometrave rrugë, me ç’rast qarkorja do të ketë dy korsi nga të dyja anët në një gjerësi totale prej 6.60 metrash. Afati për realizimin e këtij projekti është deri në muajin në maj të vitit 2025.
Punimet për ndërtimin e qarkores po zhvillohen pa pengesa dhe sipas dinamikës së planifikuar.
Me realizimin i këtij projekti do të mundësohet zhvillim të komunikacionit më shpejt dhe më lehtë për dhe nga Tetova deri te qytetet dhe vendbanimet tjera. Projekti në fjalë, është gjithashtu domethënës dhe nga pikëpamja ekonomike për arsyen se do të lehtësoj qarkullimin e mallrave dhe shërbimeve.
Ndërtojmë për brezat e së ardhmes!”, theksuan Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore.