U grind me deputeten, shefi i kabinetit të ministres Hajdari përjashtohet nga mbledhja

Kushtrim Dakaj, shefi i kabinetit të ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari,  është detyruar të dalë nga salla ku ishte duke u bërë raportimi anëtarëve të Komisionit parlamentar për Ekonomi.


Kërkesën për largimin e tij e bëri deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Byqyti, po ashtu edhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.

Gjatë tërë mbledhjes së komisionit, deputetët debatuan pa mikrofon me këshilltarin e ministres Hajdarit. Për këtë arsye, kryesuesi i komisionit, Ferat Shala e përjashtoi atë nga mbledhja.

Hajdari tha se këshilltari i tij reagoi pasi deputetët Lekaj dhe Bunjaku vazhdimisht e kishin bullizuar dhe sharë atë.

“A është e lejuar që unë të bullizohem nga deputetët që filluan me sharje më të ulëta, por a more ndonjë masë? Ka qenë bullziim i tërësishëm ndaj personalitetit tim nga deputeti Pal Lekaj dhe deputetja Bunjaku. Ai u indinjua më shumë kur nuk u përdorë mikrofoni por u përdorën fjalët që ky i dëgjoj më afër. Prandaj ishte një reagim i tillë”, tha Hajdari.