Topalli shënon në fitoren e Manisas, me asistim të Rrocës

Topalli shënon në fitoren e Manisas, me asistim të Rrocës


Jetmir Topalli gjeti sonte golin e katërt të sezonit në Liga 1 të Turqisë, që është kategoria e dytë e futbollit atje.

Sulmuesi i Kosovës shënoi në fitoren 3:2 të Manisas ndaj Umraniyesporit, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 26-të
Topalli shënoi me asistim nga mesfushori shqiptar, Eduard Rroca.

Përveç katër golave, ish-sulmuesi i Ballkanit numëron edhe katër asistime këtë sezon.

Ndërsa, për Rrocën ishte ky asistimi i tij i dytë në Liga 1.

Manisa pas kësaj fitore ka 31 pikë dhe ndodhet në pozitën e 11-të në tabelë.