Dje në SPB Tetovë është raportuar se në autostradën Tetovë-Gostivar, në afërsi të pikëpagesës Tetovë, vetura “Seat” me targa të Gostivarit, e drejtuar nga B.M.(42) nga fshati Serbinovë e Gostivarit, ka goditur këmbësorin V. D. (41) nga Tetova.


Në aksident këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konfirmuar në Spitalin klinik të Tetovës.

Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Tetovë.