Dy persona janë zënë te liqeni i Badovcit duke mbuluar me rërë një thes që dyshohet që ka qenë i mbushur me dinamit.


Kështu bën me dije Policia e Kosovës, përcjell Klankosova.tv.

Njëri prej të dyshuarve është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje, ndërsa është njoftuar edhe njësiti për deminim për të dal në vendin e ngjarjes.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe Federata e Peshkatarëve të Kosovës, të cilët thonë se në vendin e ngjarjes kanë hasur në tre persona, ku njëri prej tyre është larguar në drejtim të panjohur.

“Kryetari i FPSRK bashkë më kryetarin e Shoqatës Krapi, gjatë kontrollit në liqenin e Badovcit hasëm në tre persona, punëtorë tek ura e Honrocit aty ku po rregullohet ura. Ata gjatë ditës punonin në urë kurse gjatë natës peshkonin me rrjeta por edhe kishin përgatit dinamit të cilët kishin qenë të përgatitur që të përdorin për kapjen e peshqve në masë të madhe, por pas intervenimit, arritëm të parandalonim hedhjen e dinamitit pasi kishin përgatit edhe misër të bluar për joshjen e peshqve ku kishin tri kuti nga 3 kg. Pasi i penguam këta persona, njoftuam policinë dhe pasi erdhën policia e konfiskuan dinamitin i cili ishte i përfunduar, vetëm të lëshohet në ujë dhe të kryejnë punën prandaj dy të dyshuar janë shoqëruar në polici, njëri nga ta është ndalë për 48 orë kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt. Po ashtu edhe një i dyshuar ka ik nga vendi i ngjarjes, është në kërkim nga policia i cili dyshohet se ka kap rrjetën e peshkimit dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes, por i njëjti është tani i njohur për policinë”, thuhet në njoftimin e Federatës.