Sveçla thotë se Radojiçiq mund të marrë urdhër në çdo moment nga Vuçiq për të sulmuar teritorin e Kosovës

Kërkoni produkte në
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla lëshoi kritika ndaj aleatëve perëndimor, për të cilët tha se hezitimi i tyre ndaj Serbisë në disa raste agresioni në veri të Kosovës, i dha krahë Beogradit për të realizuar sulmin në Banjskë.


“Serbia është mësuar që të luajë rolin e viktimës qoftë dhe në rastin e Banjskës. Për mua si dikush që është rrit në Kosovë, por dhe që kam qenë në realitetin politik të saj, sjellja e Serbisë nuk është e befasishme. Befasuese është sjellja e qarqeve të ndryshme në Bashkimin Evropian. Sot dëgjova një deklaratë të zv/kryetares së PE e cila shprehte kundërshtinë e saj ndaj qasjes së pabalancuar, të padrejtë të BE, ku struktura ekstremiste të Serbisë sulmuan KFOR. Dhe në vend që Serbia të dënohej, iu vunë sanksione Kosovës. Dhe prandaj ndodhi dhe sulmi i Banjskës, pasi u toleruan disa ngjarje të mëparshme si rrëmbimi i policëve të Kosovës apo sulmet ndaj KFOR në veri. Ishte një sulm serioz 3 pjesëtarë të KFOR humbën gjymtyrët, dihet kush e dhanë urdhrin”, tha Sveçla për A2 CNN.

Ministri i Brendshëm shtoi se tashmë partnerët i kanë të gjitha të dhënat për këtë ngjarje të rëndë dhe shtoi se Kosova nuk duhet të bjerë në kurthin e dënimit të vetëm Radoiçiq pasi ai sipas tij urdhërohej direkt nga presidenti Vuçiq.

Sveçla shtoi se Milan Radoiçiq është në krye të trajnimit të grupeve terroriste dhe mund të ndërmarrë ndonjë tjetër sulm nëse merr urdhër.

“Dihet kush e bëri sulmin, dihet se kush e ka dhënë urdhrin. Edhe për Banjskë tashmë dihet dhe janë të gjitha informatat që ne i kemi ndarë me partnerët tanë. Ka hezitim nga BE-ja që të vënë para përgjegjësisë shtetin e Serbisë. Nuk duhet të biem në kurthin e dënimit vetëm të Radoiçiqit, për shkak se ai nuk është individ, ai ka qenë nënkryetar i një subjekti politik drejtpërdrejtë i lidhur me Serbinë. Në fakt ka qenë lideri. Pastaj ai është armatosur. Është trajnuar brenda kazermave tË ushtrisë sË Serbisë, është financuar nga shteti iu Serbisë, ka marrë mbështetje logjistike, profesionale por edhe urdhrat drejtpërdrejtë nga Vuçiqi. Kështu që nuk mund të ndërpritet përgjegjësia për Banjskën tek Milan Radojçiq, i cili është duke u mbrojtur në Serbi, është i lirë dhe është udhëheqësi i trajnimit të këtyre grupeve për të cilat folëm ne, në fillim dhe në çdo moment mund të marrë një urdhër tjetër nga Vuçiq për t’u aktivizuar, pra për ta sulmuar territorin e Kosovës”, tha ai.

Nisur nga qëndrimi i fortë që ka mbajtur i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar që e tha qartë se bashkëpunimi i tij me qeverinë e Albin Kurtit është i vështirë, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla theksoi se marrëdhënia me SHBA-BE është shumë e mirë, për shkak se palët ndajnë vlera të njëjta.

Mirëpo, në intervistën në Ditarin Kosova” me gazetaren Rosalba Bejdo, ai nuk kurseu kritikat sa i përket qëndrimit të SHBA ka mbajtur përkundrejt Serbisë, sipas së cilit është shumë i butë. Ky qëndrim, për ministrin e Brendshëm, nuk bën asgjë tjetër përveç se e inkurajon atë që të ketë një sjellje më të egër në raport me Kosovën.

“Kemi komunikim dhe raporte të mira me SHBA-BE, duam të bëhemi pjesë e Evropës, e NATO, nuk kemi dallim në sistemin e vlerave, dallimi ku ne i kemi janë realisht ne mendojmë se qasja e tyre në raport me Serbinë është gabim, tolerimi i sjelljes kriminale të regjimit të Serbisë dhe satelitëve të tyre në Bosnje dhe Kosovë dhe influencës destruktive në rajon i inkurajon ato të jenë edhe më të egër”, u shpreh Sveçla.

Ai e krahasoi qasjen e ndërkombëtarëve në kohën e Sllobodan Millosheviç, të njëjtë me atë ndaj Aleksandar Vuçiq sot. Sveçla tha se Millosheviç u tolerua më shumë sesa duhej dhe ajo që ndodhi ishte një masakër, e prandaj thekson se duhet të reagojnë në kohë ndaj Vuçiq.

“Duke stabilizuar sitën qoftë dhe e padrejtë do mund të blejnë kohë për ndryshimin e qasjes së Serbisë. Ne jemi të bindur se me regjim si Vuçiq Serbia nuk ndryshon, kjo jo vetëm se e thotë realiteti, na e mëson dhe historia. Millosheviç është toleruar më shumë sesa duhet, u desh që të vriteshin qindra mijëra qytetarë që të vriteshin, që perëndimi të shoh që duhet të mbajë një qëndrim të vendosur jo vetëm në kundërshtim, por edhe ndëshkim të Serbisë, sa më shumë të tolerohet aq më shumë do tentojë që të shfrytëzojë benefite nga të gjitha anët”, përfundoi Sveçla.