Sulmon viktimën e cila kishte urdhër mbrojtës, arrestohet i dyshuari

Të hënën në Drenas është arrestuar një i dyshuar pasi raportohet se e kishte kryer veprën e mospërfilljes së urdhrit të gjykatës, duke e fyer dhe sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, e cila kishte urdhër mbrojtës.


Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.