Suedia bëhet anëtare e NATO-s, Haradinaj: Radhën e ka Kosova!

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas anëtarësimit të Suedisë në NATO.


Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj shprehet se tani radhën e ka Kosova.

“Aleanca politiko-ushtarake – NATO, u forcua me anëtarësimin e Suedisë si anëtar i 32-të i saj. Shpresojmë se tani radhën e ka Kosova!”, ka shkruar Haradinaj.