SPAK dërgon në gjykim ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqajn

Ish-ministri i Shëndetësisë në Shqipëri, Ilir Beqaj


SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ish-zëvendësin e tij, Klodian Rjepaj dhe personat e tjerë të akuzuar në lidhje me koncesionin e Sterilizimit.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat e “Shpërdorimit të detyrës”, “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Korrupsionit pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë”.

Ish-ministri Beqaj akuzohet për ‘shpërdorim detyre’ se ka miratuar kontratën koncensionare të sterilizimit në kundërshtim me ligjin./abcnews.al