Një shpërthim i fortë ka ndodhur në një magazinë në ndërtim në Lushnjë.


Dy person humbën jetën, shtetasi Roland Hoxha dhe djali i tij. Gjithashtu raportohet për shtatë persona të plagosur, mes tyre edhe deputeti i PS, Bujar Çela.

Nga të dhënat e fundit bëhet me dije se deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela, pasi i është nënshtruar ndërhyrjes, është jashtë rrezikut për jetën.