Shkup: Policia arreston një grua nga Tetova, pasi në banesën e saj u kap me lëndë narkotike

Policia gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 13:10, në rajonin e Karposhit kanë privuar nga liria 51-vjeçaren N.S. nga Tetova, me banim në Shkup.


Siç informon MPB-ja, gjatë bastisjes në banesën e saj nga nëpunësit policorë të Njësitit për Tregti të Palejuar të Drogave pranë SPB Shkup, të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore Penale të Shkupit, është gjetur dhe konfiskuar një lëndë pluhuri ngjyrë kafe.

Gruaja është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër saj do të parashtrohet kallëzim përkatës.