Ministria e Arsimit dhe Shkencës është e përkushtuar për ngritjen e ndërgjegjësimit të nxënësve për ekologjinë.Në kuadër të reformës së sistemit arsimor, e cila është në zhvillim e sipër, qëllimi ynë është përmirësimi i cilësisë së arsimit në fushën e të kuptuarit të ndryshimeve klimatike dhe qëndrueshmërisë. Përmes aktiviteteve mësimore dhe jashtëshkollore, nxënësit fitojnë dhe zgjerojnë njohuritë për mjedisin, për burimet natyrore, për jetesën në lidhje me natyrën, për ndryshimet klimatike dhe efektet e saj.
Këtë e theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri gjatë shëtitjes interaktive për veprim klimatik dhe edukim mjedisor në Parkun e Qytetit në Shkup, në të cilën morën pjesë përfaqësues të UNICEF-it, Ambasadës së Suedisë dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Më bën shumë të lumtur që këtë pranverë po e fillojmë me puntori interaktive dhe takime me aktivistë, përmes të cilave nxënësit do të kenë mundësi unike për të zgjeruar njohuritë e tyre për bukurinë dhe pasurinë e natyrës që i rrethon, por edhe për nevojën për mbrojtjen e tyre, ka shtuar Shaqiri.
Ministri potencoi se kujdesi për mjedisin jetësor trajtohet si temë e veçantë në programet mësimore ndërsa do të përpiqemi që në të ardhmen jo vetëm përmes lëndës së shkencave natyrore por të trajtohet edhe përmes disa lëndëve të tjera, me qëllim që nxënësit të zhvillojnë qëndrimet mjedisore, përgjegjësit dhe ndërgjegjësim në lidhje me këtë çështje.
– Shkollat shpesh zbatojnë praktika mjedisore, organizojnë ngjarje për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e mjedisit jetësor të shëndetshëm dhe për të promovuar sjelljen miqësore të nxënësve ndaj natyrës.. Aktivitetet jashtëshkollore po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, kështu që përmes pikniqeve dhe punëtorive në natyrë, pjesëmarrja në punën e klubeve ekologjike nëpër shkolla, shkenca për mjedisin jetësor po afrohet deri te nxënësit që nga mosha më e hershme dhe ata zhvillojnë kapacitete për të menduarit kritik, për të jetuar në mjedisë të shëndetshëm dhe për ndryshimet klimatike, tha Shaqiri, duke shtuar se vetëm me unitet dhe veprim të përbashkët mund të krijojmë gjenerata të reja dhe akoma më të kujdesshme për mjedisin ku jetojnë.