Selmani: Problemi i opozitës në Maqedoninë e Veriut është se ka frikë nga debatet

Gazetari Naser Selmani ka thënë se problemi i opozitës në Maqedoninë e Veriut është se ka frikë nga debatet.


Kështu u shpreh ai në emisionin “Debat plus” në RTV Dukagjini, ku po diskutohet për “flirtin” e LVV-së në Maqedoninë e Veriut.

Ai theksoi se partitë opozitare kanë krijuar përshtypja se janë të anashkaluar.

“Te partitë opozitare krijohet kjo përshtypje se janë të anashkaluar, por problemi është se kur iu jepet hapësira nuk dinë ta shfrytëzojnë atë. Problemi i opozitës siç duket është se ka frikë nga debatet, duhet të pranojnë çdo debat, t’i ofrojnë argumentet e tyre dhe të ofrojnë opsionin pse kanë dalë në skenën politike, pse janë më të mirë se BDI-ja, kjo është çështja kryesore që duhet ta elaborojnë para elektoratit shqiptar”, u shpreh ai.