Së paku 40 të vrarë në sulmin në një sallë koncertesh pranë Moskës (VIDEO)

Së paku 40 persona u vranë dhe më shumë se 100 u plagosën, pasi sulmues të armatosur qëlluan një sallë koncertesh në periferi të Moskës, thanë autoritetet ruse.


Sipas tyre, ngjarja ndodhi në sallën e koncerteve Crocus City në Krasnogorsk, afër Moskës, mbrëmjen e së premtes.

Shpërthime të njëpasnjëshme u raportuan, po ashtu.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta dënojë, siç tha, “këtë sulm të përgjakshëm terrorist”.

Videot e shpërndara në rrjetet sociale treguan persona të armatosur duke hyrë në sallë dhe duke hapur zjarr, përpara fillimit të një koncerti nga grupi muzikor rus, Piknik.

Në vendngjarje ndodhen forca speciale të sigurisë dhe policë të shumtë.

të sigurisë dhe policë të shumtë.