Sami Lushtaku largohet nga zyrat e EULEX-it, Specialja ia konfiskon telefonin

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku para pak momentesh ka dalë nga zyrat e EULEX-it, ku ishte duke u intervistuar.


Avokati i tij Artan Qerkini bëri me dije se Lushtakut i është konfiskuar telefoni nga Specialja, teksa shtoi se ai nuk është i dyshuar dhe nuk ka pasë urdhërarrest,

Ndërkohë, Lushtaku nuk është deklaruar para mediave se për çfarë arsye është intervistuar. Ai është larguar nga zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë me veturën e tij.

Përndryshe, Specialja dje ka bastisur edhe shtëpinë e ish komandantit të UÇK-së Sylejman Selimi.