Rexhepi: Fronti Europian me rëndësi historike, udhëhiqet nga i madhi Ali Ahmeti!

Duke folur për “Frontin Europian”, zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi përmes një postimi në rrjetet sociale ka thënë se është me rëndësi historike sepse këtë bllok pro-europian e udhëheqë kreu apo siç ai e ka quajtur, “lideri ynë, i madhi Ali Ahmeti”.


Shton se për herë të parë në histori, një parti politike shqiptare ka krijuar një front që lufton për jetë ose vdekje me forcat e erëta pro-ruse të cilat sipas tij, me çdo kusht tentojnë ta ndryshojnë kursin progresiv të Maqedonisë së Veriut.

“Me rëndësi primare historike është, sepse bllokun pro evropian e udhëheq Lideri ynë i madh Ali Ahmeti. Kjo është ajo që ne i gezohemi fort. Për herë të parë në histori e pluralizmit në RMV, është se një nga partitë politike më të mëdha shqiptare është në ballë të proceseve eurointegruese dhe në front per jetë a vdekje me forcat e errëta proruse, të cilat me çdo kusht tentojnë ta ndryshojnë kursin progresiv të Maqedonisë së Veriut” ka shkruar Bekim Rexhepi