Kryeministri shqiptar, Edi Rama në hapjen e bazës së re ajrore të NATO-s në Kuçovë Foto: Arkiv


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në platformën X, tha se zbatimi i Marrëveshjes dhe Aneksit të dakorduar mes Kosovës dhe Serbisë, është i rëndësishëm për ruajtjen e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Tutje, kreu i qeverisë shqiptare tha se nuk mjafton vetëm njohja e marrëveshjes që është ligjërisht e detyrueshme, njofton Klankosova.tv.

“Nuk mjafton vetëm njohja e Marrëveshjes që është ligjërisht e detyrueshme. Për të siguruar progres, Marrëveshja dhe Aneksi i Zbatimit duhet të përfshihen zyrtarisht si pjesë përbërëse të proceseve përkatëse të anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në BE”, shkroi ai.

“Ndërsa i afrohemi takimit të Këshillit Evropian të 21 marsit, është thelbësore të kujtojmë se zbatimi i Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit të Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, së bashku me Aneksin e saj Zbatues, është i një rëndësie të madhe për ruajtjen e sigurisë, stabilitetit dhe paqes në Ballkanin Perëndimor. Nuk mjafton vetëm njohja e Marrëveshjes që është ligjërisht e detyrueshme. Për të siguruar progres, Marrëveshja dhe Aneksi i Zbatimit duhet të përfshihen zyrtarisht si pjesë përbërëse të proceseve përkatëse të anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në BE. Çdo vonesë për ta bërë këtë vetëm e forcon status quo-në. Dhe status quo-ja në lidhje me këtë çelës strategjik për një fqinjësi paqësore, të begatë dhe evropiane në mes të Evropës nuk i shërben sigurisë së vetë Evropës”, ka shkruar Edi Rama, njofton Klankosova.tv.