Kryeministri shqiptar, Edi Rama e ka mbështetur Qeverinë e Kosovës për nismën e zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me Manastirin e Deçanit.


Ai përmes X, inkurajon lidershipin e Kosovës të vazhdojë të punojë me aleatët, transmeton klankosova.tv.

”Unë e mbështes plotësisht vendimin më mirë vonë se kurrë të Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me Manastirin e Deçanit. Unë inkurajoj lidershipin e Kosovës që të vazhdojë të punojë me aleatët tanë të përbashkët kyç për të demonstruar se Republika e Kosovës është me të vërtetë një partner i rritur i besueshëm i Komunitetit Euro-Atlantik”.