Publikohen fotot e dy personave që po kërkohen për vrasjen e boksierit Besar Nimani

Boksieri shqiptar, Besar Nimani, është vrarë të shtunën në mbrëmje në Bielefeld të Gjermanisë. Nimani është qëlluar në rrugë derisa ishte duke dalur nga një restorant.


Dy personat që dyshohet se janë dorasit janë shpallur në kërkim nga policia e Gjermanisë.

Sipas mediumit gjermanë Presseportal, Prokuroria publike e Bielefeldit dhe policia po i kërkojnë ndihmë qytetarëve që të gjejnë dy 33 vjeçarët të dyshuar për vrasjen e boksierit, Besar Nimani.

“Ayman Dawoud Kirit dhe Hüseyin Akkurt dyshohet se kanë qëlluar në rrugë një 38-vjeçar nga Bielefeld të shtunën, 9 mars 2024”, shkruan Presseportal.

Advertisement

Më tutje në raport thuhet se banesat e të kërkuarve në Bielefeld u kontrolluan nga njësitë speciale natën e krimit.

Personat e dyshuar për vrasjen e boksierit nga Mitrovica janë ende në arrati.