Sa më e afërt bëhet dita e zgjedhjeve, aq më shumë rriten tensionet brenda partive dhe sidomos gara për listat e deputetëve nga VLEN bëhet më e pasigurtë dhe më e ashpër. Aktorët kryesorë duan të jenë të sigurtë në fitoret e tyre. Ata po i shmangin zonat e pasigurta për tu kthyer tek ato nga ku mund eventualisht të fitojnë dhe për tua mundësuar një karrige deputeti pas 9 majit.


Dhe në këtë histori listash nuk mund të mungojë i “dërguari ” special i Albin Kurtit për tu bërë eventualisht zëri i popullit këtu përmes zgjedhjes eventuale si deputet. Por, reziku që bart Bekim Qoku është zona ku ai do kandidojë sepse humbja e tij ka një fund të keq në shumë aspekte.

Prandaj ai duket se i ik përballjes në zonën 5.

Anketat e fundit për VLEN tregojnë se në zonën 5 ata nuk mund të nxjerrin 1 deputet andaj edhe Bekimi frikësohet.

Makthi bëhet edhe më i madh për të, sepse humbja e tij do ishte e dyfishtë.

Pra, nëse Qoku do të dilte dhe do të humbte, pikërisht kjo disfatë e tij do ti faturohet Albin Kurtit dhe për Kurtin kjo do të ishte humbja e dytë jashtë Kosovës dhe kjo për Kurtin do të ishte një humbje e madhe dhe rrënie në rajon pasi Kurti pretendon të jetë lider i shqiptarëve të Ballkanit.

Kjo duket se Qoku është duke i bërë matematikat mirë dhe me çdo kusht dëshiron të reshtohet në zonën 6 dhe në numrin 5 që të jetë i sigurtë si fitues dhe për t’ia zbardhur fytyrën kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Por, lufta bëhet e ashpër, pasi nga zona 5 që kandidon në zonën 6 është Fatmir Limani.

Fatmir Limani nuk lëshon pe në këtë drejtim. Ai e ka siguruar numrin 5 në zonën 6 dhe nuk kthen më prapa, pasi edhe ai e ka kuptuar se nëse kandidon në zonën 5 humbjen e ka të sigurtë.
Këtë numër Kasami ia ka borxh Limanit, pasi nipi i doli kundër dajës dhe Kasami e mbështet më shumë Limanin se sa Kurtin.

Andaj çështja Qoku mbetet pezull dhe ai me “pushtetin” e madh në të dy anët mund të jetë i pari që pas 9 majit të mbetet duarbosh dhe të shkojë në Kosovë përballë Kurtit si një humbës i turpshëm.

Ndryshe në anketat e fundit VLEN humb në çdo njësi zgjedhore përball Frontit Evropian./TS/