Mbrëmjen e djeshme (29-shkurt) rreth orës 21:25 minuta në rrugën lokale në Bogovinë të Tetovës, pjestarë të policisë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin F.R. (25) nga Kamnjani i Tetovës.  Gjatë kontrollit të kryer ndaj tij dhe në veturën “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës me të cilën udhëtonte, të cilën e ka drejtuar R.R. (30) nga i njëjti fshat, është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.  Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit dhe kundër tij do të përgaditet kallëzim përkatës.TS