Presidentja Vjosa Osmani, e cila ditën e djeshme ishte në Turqi me rastin e Forumit të Diplomacisë në Antalia, është takuar me të Dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Foto: Vjosa Osmani / X


Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e cila ditën e djeshme ishte në Turqi me rastin e Forumit të Diplomacisë në Antali, është takuar me të Dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Osmani u shpreh se gjatë takimit të tyre ata diskutuan për zhvillimet e fundit dhe për procesin e dialogut, njofton Klankosova.tv.

“Gjatë ADF2024, u takova me të Dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Diskutuam zhvillimet e fundit dhe procesin e dialogut”, ka shkruar Osmani në X.

https://publish.twitter.com/?url=https://twitter.com/VjosaOsmaniPRKS/status/1763817966825615596#