Osmani: Përvoja si mjek ka ngulitur thellë te unë dhembshurinë dhe empatinë, besoj që presidentit i duhen këto cilësi (VIDEO)

Sot BDI promovoi Bujar Osmanin kandidat për president në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Osmani në fjalimin e tij u shpreh se si mjek ka pasur dhembshurinë dhe empatinë e që beson që një presidentit i duhen këto cilësi.


“Si mjek kam qenë dëshmitarë i qëndrueshmërisë por edhe i mërzisë së njerëzve tanë përballë një sistemi mjaft të ndërlikuar dhe të ngadaltë. Jam dëshmitarë edhe i gëzimeve edhe hidhërimeve të njerëzve tanë por kështu jam bërë i vetëdijshëm për nevojat që të bëjmë një sistem politik të menaxhuar më mirë me qëllim që të sjellë një ndryshim të thellë në jetën e qytetarëve dhe të familjeve të tyre. Përvoja si mjek ka ngulitur thellë te unë dhembshurinë dhe empatinë, besoj që presidentit i duhen këto cilësi, për të vepruar jo vetëm me mendje por edhe me zemër”, tha Osmani.