Osmani pas miratimit të raportit për KiE: Kjo është një ditë historike për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës, ka miratuar një raport që rekomandon pranimin e Kosovës si anëtare të plotë.


“Kjo është një ditë historike për ne – një konfirmim i progresit tonë si shtet dhe i përkushtimit tonë ndaj vlerave evropiane,” ka deklaruar Osmani.

“Ky hap pozitiv tregon se Kosova është gati dhe e aftë për të marrë pjesë në mënyrë të plotë në familjen e Këshillit të Evropës, duke ndarë detyrimet dhe përfitimet që vijnë me anëtarësimin.”

Presidentja ka theksuar se Qeveria e Kosovës do të vijojë të punojë me partnerët dhe aleatët për të arritur qëllimin e saj të përfshirjes së plotë, të garantuarit të qasje së drejtë për të gjithë qytetarët e saj në instrumentet që ofron Këshilli i Evropës.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me aleatët për të siguruar që të gjithë qytetarët tanë të kenë akses të drejtë në instrumentet e KiE përmes anëtarësimit të plotë të Kosovës,” ka shtuar ajo.

Momenti vendimtar pritet të vijë më 18 prill, kur raporti, i cili rekomandon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, do të hidhet në votim para Asamblesë Parlamentare.

Ky votim paraqet një mundësi të jashtëzakonshme për të hedhur hapat përfundimtarë drejt integrimit të plotë të Kosovës në këtë organizatë prestigjioze ndërkombëtare.