OBSH: Spitalet nuk duhet të jenë kurrë fusha beteje

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë shprehu shqetësimin për situatën në spitalin Al-Shifa në veri të Gazës, ku një operacion ushtarak izraelit është ende në vazhdim.


Shefi i organizatës, Tedros Adhanom Ghebreyesus theksoi situatën shqetësuese në një postim në X , duke thënë: “Spitalet nuk duhet të jenë kurrë fusha beteje”.

“Ne jemi tmerrësisht të shqetësuar për situatën në spitalin Al-Shifa në veri të  Gazës , i cili po rrezikon punonjësit shëndetësorë, pacientët dhe civilët”, vazhdoi ai.

Një palestineze e zhvendosur, Hamada Abdelhadi tha për CNN se automjetet ushtarakë izraelitë kanë “shkatërruar pjesën e jashtme të spitalit” si pjesë e operacionit që filloi gjatë orëve të para të mëngjesit të së hënës.

Sipas Ghebreyesus, spitali vetëm kohët e fundit kishte arritur të rivendoste “shërbimet minimale shëndetësore”, duke paralajmëruar se luftimet atje ose “militarizimi i objektit rrezikojnë shërbimet shëndetësore, aksesin për ambulancat dhe shpërndarjen e furnizimeve që shpëtojnë jetën”.