Nuk respektoi urdhërin e gjykatës për të liruar vendin, arrestohet shtetasi shqiptar në Gostivar

         Dje (27-mars) rreth orës 16:00 zyrtarët policorë të SPB Tetovë- Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë arrestuar personin A.T.(50) nga Republika e Shqipërisë, i cili nuk ka respektuar urdhërin e gjykatës për t’u larguar nga vendi ynë. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për procedurë të mëtutjeshme. TS