Gjigantët globalë të teknologjisë, yjet e Bollywood-it, idhujt e popit dhe politikanët po udhëtojnë për në Indi për ngjarjen treditore të manjatit miliarder Mukesh Ambani këtë fundjavë për martesën e djalit të tij.


Këngëtarja e njohur Rihanna ka mbërritur në Jamnagar për festën para dasmës. Për këtë paraqitje ajo do të paguhet 5.8 milionë euro, sipas “MailOnline”. Rihanna, 36 vjeç dhe partneri i saj A$AP Rocky u filmuan duke ecur nëpër Indi.

Në total, festimet do të kushtojnë 140 milionë euro, thanë burimet për MailOnline. Vetëm kontrata e kateringut, e dhënë për një nga grupet kryesore të hoteleve me pesë yje të Indisë, përflitet të jetë me vlerë rreth 24 milionë euro.