Një person në Gostivar kanos disa njerëz duke u kërkuar para

18-vjeçari H.B., banues në Gostivar, dje (12 mars) në ora 20:00 ka raportuar në SPB Tetovë se rreth orës 06:00 të mëngjesit një person ka hyrë në barakën ku flinin disa persona në rrugën “Mara “Ugrinova” në Gostivar, me përdorim të forcës dhe kanosjes ka kërkuar para me një send të mprehtë informon Tetovasot. Sipas raportit, ata i kanë bërë rezistencë dhe personi është larguar me vrap. Rasti është zbardhur dhe dokumentuar.TS