Një “bodybuilder” gëlltiti monedha dhe magnet për të rritur nivelin e zinkut në trupin e tij?! Mjekët të shokuar

Një burrë i paidentifikuar u paraqit në një spital në Nju Delhi duke u ankuar për dhimbje barku dhe të vjella, të cilat kishin zgjatur për rreth njëzet ditë. I është bërë rreze x dhe videoja ka tronditur mjekët! Ata vunë re se zorra e hollë ishte bllokuar nga një tufë objektesh të huaja dhe u urdhërua menjëherë një operacion.


Nga trupi i pacientit janë hequr 39 monedha dhe 37 magnet që kanë shkaktuar pengim të zorrëve. Disa nga magnetët kishin formë si zemra, trekëndësha, yje dhe sfera.

26-vjeçari kaloi shtatë ditë në spital duke u rikuperuar nga procedura para se të lirohej në shtëpi.

Ai pranoi se ka gëlltitur objekte metalike për ditë të tëra, duke besuar se kjo do të “rriste nivelet e zinkut në trupin e tij”.