Një 13-vjeçare dyshohet se u dhunua në Drenas, dy të arrestuar nga policia

Një 13-vjeçare dyshohet se është dhunuar nga dy persona të rritur.


Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në Drenas, gjatë së dielës.

Policia ka arritur që t’i arrestojë personat e dyshuar.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë”, tha ai për Klankosova.tv

Viktima ishte raportuar e zhdukur pasi që në Malishevë kishe shkuar mysafir me datë 9 mars. Ajo të nesërmen, me datë 10 ishte larguar nga shtëpia pa i njoftuar nikoqirët e shtëpisë të cilët kishin nisur edhe kërkimin e saj.

Hetuesit policorë nga stacioni policor në Malishevë me të paraqitur rasti, u vunë në aksion ku edhe arritën ta lokalizojnë vendndodhjen e të miturës.

Rasti po hetohet si “Dhunim”.

Klankosova.tv mëson se viktima është nga regjioni i Pejës.