Ndihmës Sekretari amerikan sot takohet me presidenten Osmani

Ndihmës Sekretari amerikan për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd Robinson, sot do të takohet me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.


Takimi parashihet të mbahet në ora 10:00.

Todd, do të jetë në do të jetë për vizitë dyditore në Kosovë nga sot deri më 22 mars.

Siç njofton Departamenti Amerikan i Shtetit, ai do të takohet me shefen e shtetit por jo edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Zyrtari i lartë amerikan pritet të ketë takime edhe me përfaqësuesit e Sistemit Gjyqësor, atij Prokurorial dhe të Shërbimit Korrektues