Ndeshje spektakolare, Man Utd e eliminon Liverpoolin pas vazhdimeve

Manchester United ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të FA Cup.


“Djajtë e Kuq” arritën të eliminonin Liverpoolin në çerekfinale në një ndeshje spektakolare pas vazhdimeve 4:3.

Fillimisht McTominay kaloi “Djajtë e Kuq” në epërsi në minutën e 10-të.

Në të 44-tën Mac Allister barazoi shifrat në 1:1, teksa në minutën e dytë shtesë në pjesën e parë Mohamed Salah shënoi për 1:2.

Në minutën e 87-të, Antony shënoi për të barazuar rezultatin dhe për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.

Vazhdimet ishin dramë në vete.

Fillimisht, Harvey Elliott realizoi për 2:3 në minutën e 105-të të ndeshjes.

Shtatë minuta më vonë, Rashford barazoi shifrat, kurse në minutat shtesë të vazhdimeve Diallo realizoi për 4:3 dhe për ta dërguar Manchester Unitedin në gjysmëfinale.