Modeli i Demokracisë Pë rshëndetje dhe Urime

Ejup Berisha


Modeli i Demokracisë Pë
rshëndetje dhe Urime.

Supozohet se në Republikën e Maqedonisë që nga pavarsimi i saj si Ish Republikë Socialiste nga Ish Federata Jugosllave në vitin 1991 të shek të kaluar u eliminua monizmi dhe u instalua sistemi pluralist demokratik. Atë kohë shumë njerëz entuziastë dhe naiv të etshëm për demokratizim të shtetit dhe të shoqërisë menduan se kjo me të vërtetë edhe ka ndodhur. Por a ishte dhe a është me të vërtetë realiteti kështu me demokracinë, këtu te ne. Përgjigja është Jo. Këtu në vend të zbatimit-praktikimit më të madh të demokracisë elitat politike së
rish nuk hoqën dore nga zbatimi-praktikimi i autokracisë. Këta në vend të zbatimit të të parës vazhduan më shumë që ta zbatojnë ate të fundit. Pra edhe përkundër shpresave dhe entuziazmit se ndodhi ndryshimi i duhur dhe real i sistemit të qeverisjes këtu te ne fatkeqsisht kemi vërejtur atëher dhe e verejme edhe sot se kjo realishtë nuk ishte dhe nuk është kështu. Dhe në vend që këtu në RMV të kemi promovim dhe zbatim të modelit substancial të demokracisë ne fatkeqsishtë kemi zbatim të demokracisë së njohur si Modeli i Përshendetjeve dhe Urimeve.
Çfar mund të thuhet per këtë model demokracie.I njëjti është aktual këtu te ne prej fillim viteve 90. Ne bazë te tij elitat politike qytetarët i pershendesin dhe urojne vetëmse për festa e shumta e ngjarje solemne si dhe gjatë fushatave parazgjedhore dhe atë jo direkt por indirekt përmes kumtesave të dërguara deri te mjetet e informimit publik te mediat dhe kaq. Komunikim tjetër direkt mes politikanëve me qytetarët nuk ka pasur më herët por nuk ka edhe akoma tani këtu te ne. Ky model Demokracie pra funkcionon vetëm gjatë eventeve dhe ngjarjeve që u përmendën më lartë dhe pas këtyre qytetarët permallohen që tua shohin të paktën sytë politikanëve të përzgjedhurve të tyre, por kot këta nuk mund ta bëjnë këtë gjë sepse politikanët i kanë punët dhe angazhimet e tyre personale. Kështuqë këta nuk kanë as kohë e as vullnet që tu kushtojnë pak vemendje votuesve të tyre- qytetarëve. Dhe këto gjëra përsëriten përher në mënyrë të vazhdueshme. Ndërsa kur ti pyesësh politikanët e ketij shteti se cili është kontributi i tyre konkret dhe praktik për kultivimin dhe zbatimin e demokracisë, ata pergjigjen se fal angazhimit dhe kontributit të
tyre në vendin tonë ka akoma më tepër demokraci seç duhet të ketë. Ndërsa realiteti është se këta e kanë aplikuar vetëmse modelin formal të demokracisë të njohur si Përshendetje dhe urime dhe asgje më
tepër. Pra absurdi më i madh i politikanëve tanë është se kë
ta mendojnë se përmes urimeve dhe përshëndetjeve adresuar deri te qytetarët kanë dhënë kontribut të hatashëm për demokracinë e që në fakt është veprim tejet simbolik apo dhe i parëndësishëm i tyre.
E kjo do të thotë se beteja për instalimin e demokracisë të realtë apo faktike këtu në vendin tonë nuk ka përfunduar akoma pra nevoitet akoma punë dhe angazhim për arritjen e kësaj qështjeje.