Gjysmëmotra e Meghan Markle ka ngritur padi ndaj saj, të cilën kjo e fundit e ka fituar.


Ishtë hera e tretë që Samantha Markle, u përpoq të ngrejë cështjen kundër Meghan, duke pretenduar se ajo ka shpifur në një intervistë me Oprah Ëinfrey të vitit 2021, pasi ka akuzuar për ndryshimin e mbiemrit të saj në Markle “në mënyrë që Samantha mund të përfitonte nga fama e saj”.

Cështja u hodh poshtë nga një gjykatës, pasi Samantha nuk arriti të jepte fakte që mbështesin pretendimin e saj për shpifje.

Në një deklaratë të marrë nga PEOPLE, avokati i Meghan, tha se janë të kënaqur me vendimin e gjykatës që pushon cështjen dhe se Samantha e cila është gjysmë motra e Meghan përmes babit të tyre, nuk do të jetë në gjendje të rifillojë padinë.