Mediat spanjolle: Real Madridi shpreh interesim për Zhegrovën

Forma e mirë e yllit kosovar, Edon Zhegrova, nuk po kalon pa u vërejtur. Madje, së fundmi, gazeta “El Fichajes”, po raporton se Real Madridi ka kthyer sytë kah anësori i Lille.


Në artikullin e publikuar, gazeta e njohur spanjolle thekson se Zhegrova mund të jetë befasia e Real Madridit për merkaton e verës.

Veç Mbape-s apo Alfonso Dejvisit, skuadra më e trofeshme në futboll ka vëmendje edhe për lojtarin e Kosovës. Edon Zhegrova po kalon absolutisht në një formë fenomenale në Lille, ndërsa së fundmi shënoi dy herë në derbin ndaj Lensit. Këtë sezon në Ligue 1, Edon Zhegrova ka shënuar 5 herë dhe ka asistuar 5 herë.