Më 21 prill votohet për ose kundër largimit të kryetarëve veriorë

Më 21 prill do të vendoset për ose kundër largimit të kryetarëve të katër komunave veriore, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.


Kështu ka vendosur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme. Anëtarët e KQZ-së kanë votuar me 8 vota për dhe 2 abstenime në këtë pikë, njofton KlanKosova.tv.

Ky komision ka njoftuar se i ka verifikuar listat e nënshkrimeve të qytetarëve pjesëmarrës në peticionin për largimin e kryetarëve. Aty është bërë e ditur se është përmbushur 20 përqindëshi i kërkuar për këtë proces.

Më 21 prill qytetarët në veri do të votojnë në një formë referendumi, sipas udhëzimit administrative të MAPL-së për largimin e kryetarëve.