Mbi 100 anëtarë të BESES në Tetovë kalojnë me Arjanit Hoxhën (FOTO)

Nuk kanë të ndalur braktisjet nga partia e Bilall Kasamit, ku së fundi mbi 100 anëtarë të BESES nga Tetova kanë kaluar në partinë e Arjanit Hoxhës në PDE.


Vetë kryetari i PDE Arjanit Hoxha ka njoftuar se Rafiz Mejdia ish drejtori nga partiat e Bilall Kasamit sëbashku me anëtarët tjerë ia janë bashkuar PDE-së.

Kryetari i PDE-së Arjanit Hoxha “Me kënaqësi të veçantë sot u takuam me mikun tim Rafiz Mejdia ku së bashku me gjithë mbështetësit e tij nga e gjithë Tetova vendosën që rrugëtimin politik ta vazhdojmë bashkarisht në PDE”, shruan Arjanit Hoxha në facebook./TS