Në një reagim ndaj një lajmi të rrejshëm që është përhapur në rrjetet sociale, aktorja dhe deputetja e njohur shqiptare e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, ka sqaruar çdo dyshim në lidhje me shëndetin e saj.


Matoshi, përmes një InstaStory, ka dhënë një përgjigje të vendosur ndaj spekulimeve dhe ka shfrytëzuar rastin për të theksuar sfidat që ballafaqojnë ata që janë të përfshirë në punë publike.

“Sa më shumë të punoni, aq më shumë do të jeni të sulmuar”, shkroi Matoshi në InstaStory, duke shuar çdo thashethem për “vdekjen” e saj. Ajo vijon të shprehet rreth ndikimit që suksesi i saj ka te të tjerët, sidomos tek ata që nuk dinë të vlerësojnë përpjekjet dhe arritjet e një personi.

“Nuk kam vdekë hala edhe pse më kishin shpallë të vdekun. Jam gjallë dhe shumë e fortë për me ngitë zanin tem kundrejt njerëzve që në pamundësi për me i arrit qëllimet e tyne për rrximin tem, më shpallin të vdekun”, shkruan Matoshi.

Kjo nuk është hera e parë që publiku përballët me lajme të rreme në rrjetet sociale, të cilat shpesh shkaktojnë ankth dhe keqkuptime.

Matoshi i përdor këto momente si një mësim për të tjerët dhe për të forcuar nevojën për të kërkuar dhe përhapur të vërtetat, si dhe për të ruajtur integritetin personal përballë sfidave.