Masakra në Moskë/ Arrestohen 3 persona të tjerë, babai dhe dy djemtë akuzohen për bashkëpunim (VIDEO)

Hetuesit rusë janë sot në Taxhikistan për të marrë në pyetje familjet e katër burrave të akuzuar për një sulm vdekjeprurës në një sallë koncertesh pranë Moskës, sipas disa burimeve.


Burimet, të cilët nuk ishin të autorizuar të flisnin publikisht, thanë se zyrtarët e sigurisë të Taxhikistanit i sollën familjet në kryeqytetin Dushanbe nga qytetet Bakhdat dhe Gisar dhe rajoni Rudaki.

Sipas burimeve, presidenti i Taxhikistanit Emomali Rahmon po mbikëqyr personalisht hetimin që po kryhet në vendin e tij. Të hënën, në deklaratën e tij të parë publike që nga sulmi, Rahmon e quajti sulmin një “incident të turpshëm dhe të tmerrshëm” dhe u bëri thirrje familjeve të mbrojnë fëmijët e tyre nga ndikimet e këqija.

Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin dhe ka publikuar pamjet që pretendon se përshkruajnë sulmin. Sipas të dhënave të fundit, sulmi në sallën e koncerteve Crocus në periferi të Moskës, të cilin e mori përsipër grupi i Shtetit Islamik, la 139 të vdekur dhe 182 të plagosur.

Dy nga të dyshuarit e arrestuar për përfshirjen e tyre në sulmin vdekjeprurës udhëtuan lirshëm midis Rusisë dhe Turqisë, nga e cila u larguan së bashku me një avion më 2 mars për t’u kthyer në Rusi, tha një burim turk i sigurisë për AFP.

“Të dy personat ishin të lirë të udhëtonin lirisht midis Rusisë dhe Turqisë në mungesë të një urdhër-arresti kundër tyre”, tha zyrtari, duke folur në kushte anonimiteti. Kombësia e dy personave nuk u bë e ditur.

Katër burra nga Taxhikistani janë arrestuar nën akuzat për terrorizëm nën dyshimin e sulmit. Tre të tjerë, gjithashtu nga Taxhikistani, janë arrestuar nën dyshimin për bashkëpunim.

Bëhet fjalë për dy vëllezërit Aminson dhe Dilovar Islomov, si dhe babain e tyre Isroil Islomov. Autoritetet zbuluan se ishte Samsindin Fariduni, i cili hyri në Turqi më 20 shkurt dhe u nis për në Rusi më 2 mars nga aeroporti i Stambollit pasi kishte qëndruar në një hotel në metropol, në lagjen Fatih.

Gjithashtu burri u largua nga hoteli i tij më 27 shkurt dhepostoi një mesazh “tetë herë në rrjetet sociale më 23 shkurt nga rrethi Aksaray”, që ndodhet në Fatih.

I dyshuari tjetër, sipas këtij zyrtari, është Saidakram Rajabalizonda: me të mbërritur në Stamboll më 5 janar, ai menjëherë u regjistrua në një hotel në Fatih nga i cili u largua më 21 janar.

“Ai më pas u nis për në Moskë më 2 mars me të njëjtin fluturim si Faridouni”, tha burimi i sigurisë.