Loja e madhe e pokerit politik të 8 majit!

Gara mes partive politike për zgjedhjet e 8 majit në “drzhavën Severna” tashmë ka filluar dhe takimet me zgjedhësit janë intesifikuar duke përdorur kohën e ramazanit si një gur i fort dominoje për t’u dukur si besimtarë të devotshëm, që shtrojnë iftare dhe syfyre për besimtarët për gjoja solidaritet në këtë muaj agjërimi bashkë me ta.


Por, populli nuk e di se lojtarët e pokerit politik po luajnë lojën e tyre, jo se solidarizohen me ramazanllinjtë për iftare dhe syfyre por i duhen votat e tyre për ta fituar lojën, ku hileqarët e mëdhenj politik janë titistët e rinj të SDSM-së, Komitët e VMRO-së dhe integristët e DUI-t.

Partiçkat e tjera që marrin pjesë në lojën e pokerit politik të tavolinës së madhe janë humbëse të garantuara ku loja zhvillohet mes tri partive të mëdha dhe njëra nga dy të parat e fiton lojën ndërsa e treta që i bie të jetë DUI, do fitojë leverditë e kumarit politik qoftë si pjesëmarrëse e ndarjes së kulaçit politik në qeverinë e koalicionit apo në një formë tjetër favorizimi.

Sa i takon opozitës shqiptare VLEN, në këtë lojë të pokerit politik ajo hynë vetëm me dëshirë për të fituar, papërvojë dhe e pastërvitur nëpër cabaret e natës të pokerit politik që do të luhet më 8 maj, ku do të dalë nga ajo tavolinë e lojës së madhe shpërblyese e “zhveshur” duke i lënë të gjitha mbi tavolinë, për të ikur veç me të mbathura si “pula të lagura”.

Kjo është loja e kumarit dhe e bixhozit politik që do të luhet më 8 maj nga lojtarët e stërvitur për këtë lojë, ku nga ana tjetër fukaraja i sfilitur pret ditë të mira për ndryshime nga kumarxhinjt e politikës, se ku do t’i shpien ata drejt lindjes apo drejt perëndimit! Medai Shaholli