LAMM: Nuk ka pritje të gjata në hyrje dhe dalje nga Maqedonia e Veriut

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë kryesisht të thata.


“Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thuhet në njoftimin e LAMM.

LAMM rekomandon shoferët që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër gryka ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.