Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka qëndruar për vizitë në Berlin të Gjermanisë.


Lajçaku në Berlin me zyrtarë nga Kancelaria dhe ministria e Jashtme folën për gjendjen e dialogut si dhe situatën në Ballkanin Perëndimor.

“Mezi presim ta vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë”, shkroi Lajçaku në X, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa nesër për vizitë në Kosovë do të jetë i dërguari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Vizita e Escobarit në Kosovë vjen pas vendimit të BQK-së për sa i përket dinarit serb.