Labinot Tahiri thotë se të dielën do të vendoset gurthemeli për shtatoren e Tony Blair në Ferizaj

Këngëtari Labinot Tahiri, ka njoftuar se më 24 mars në Ferizaj do të vendoset gurthemeli për shtatoren e Tony Blair.


Përmes një postimi në Facebook, ish-deputeti I Kosovës, tutje ka njoftuar se inaugurimi i shtatores së ish-kryeministrit britanik Tony Blair, do të bëhet më 12 qershor të vitit 2024 në 25 vjetorin e Çlirimit të Ferizajt dhe Kosovës.

Siç ka shkruar Labi, në inaugurim, pjesëmarrjen e ka konfirmuar kryeministri i Shqiprisë, Edi Rama, njofton Klankosova.tv.

Ai poashtu ka bërë të ditur se ky projekt është në financim e sipër nga donatorët vullnetmirë nga Ferizaj e diaspora.

Lexoni më poshtë postimin e plotë të Labit: