Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale ta regjistrojë pronën e Manastirit të Deçanit sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.


I pari i qeverisë, këtë e bëri të ditur në mbledhjen e sotme, me ministra, ndërsa u shpreh se askush nuk ka të drejtë, që Republikës së Kosovës t’ia ndalojë të jetë shtet i barabartë me secilin në kontinetin tonë, transmeton klankosova.tv.

”Sot i kemi thënë Agjensionit Kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh Kurti.

”Nuk na pëlqen ai vendim i çuditshëm e i padrejtë, e ndërkohë ka edhe procese gjyqësore tjera për këtë çështje”.

”Nuk do e ndryshoj qëndrimin ndaj këtij vendimi të dëmshëm, asnjëherë”.