Krasniqi kujton masakrën e Izbicës: Shteti vazhdon të kërkojë drejtësinë e munguar

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar masakrën e Izbicës së Skenderajt, ku u vranë 147 persona.


Krasniqi u shpreh se kjo masakër kujton çmimin e shtrenjtë të lirisë që ka paguar populli i Kosovës, njofton Klankosova.tv.

“Masakra e Izbicës na rikujton çdo vit çmimin e shtrenjtë të lirisë që ka paguar populli ynë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Më tutje ai shtoi se shteti ende vazhdon të kërkojë drejtësinë e munguar për dënimin e kriminelëve.

“Në 25 vjetorin e këtij krimi makabër, familjarët, shoqëria dhe shteti ynë vazhdojnë të kërkojnë drejtësinë e munguar deri sot dhe dënimin e kriminelëve përgjegjës. Asnjëherë nuk do të harrojmë”.

“Lavdi e përjetshme për 147 martirët e Izbicës”.